"Habit" Ngjela: Rama futi drogën në treg. Ja arsyeja!

Shqipëria

"Habit" Ngjela: Rama futi drogën në treg. Ja arsyeja!

Më: 22 maj 2017 Në ora: 23:35
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela tha në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se kryeministri Rama e futi drogën në treg, për të shpëtuar shtetin nga degradimi.

Ngjela tha më tej se shteti përdori fshatarët dhe e shpërndau drogën në disa duar.

“Ça ndodhi dy vitet e fundit? Kush ishte sekreti i dy viteve të fundit? Dy vitet e fundit qeveris ishte në embargo. Qeveria ishte në dekadencë, mund të shpëtonte, ose jo. Atëherë futi në treg kanabisin. E futi në treg dhe e la të lirë. Është ndryshe ta fusësh në treg dhe ndryshe ta lësh në ajër. Po e fute në treg, shteti merr para. Kur e futi në treg, e shpërndau në shumë duar dhe ne ndjemë.

Pa fshatarët kjo gjë nuk bëhej. Duke e futur në treg, qeveria nuk kishte nevojë për para, sepse i merrte në forma të tjera të korrupsionit. E futi në treg për shtetin, pasi kjo shumësi e madhe që merr nga kanabisi, del në treg, në blerje dhe të gjithë janë të kuotuar dhe paguajnë taksa”, tha Ngjela, duke shtuar se këto gjëra ndodhin pasi këtu nuk funksionojnë gjykatat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat