Kush është Genc Ruli, një ndër themeluesit e PD

Shqipëria

Kush është Genc Ruli, një ndër themeluesit e PD

Më: 25 maj 2017 Në ora: 13:28
Genc Ruli

Genc Ruli, ish-ministër disa herë dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë është tërhequr sot nga politika. Por kush është ai?

Jetëshkrimi

Të dhëna vetjake

Datëlindja: 11.04.1958

Vendlindja: Tiranë

Edukimi:

1977–1981:  Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Tiranë.

1978–1982:  Diplomuar në Fakultetin Juridik, Tiranë.

1986-  Mbron gradën shkencore “Doktor në Ekonomi”, Universiteti i Tiranës.

1994- Merr titullin “Profesor”, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti Tiranës.

Veprimtaria profesionale:

1982–1990: Pedagog i Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

1994–1996:   Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financës.

1996–2005: Pedagog në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranes.

1996-2005: President, Instituti i Studimeve Bashkëkohore.

1992-2005: Kryetar i Këshillit Mbikqyrës, Instituti i Sigurimeve (INSIG).

Angazhime  te tjera:

2005- 2009     Anëtar i KOKSH-së.

Kryetar i MADA-s.

Guvernator i BERZH-it, për Shqipërinë.

Guvernator i Bankës Islamike për Shqiperinë.

Veprimtaria politike:

Qershor-dhjetor: Ministër i Financave, Qeveria e Stabilitetit.

1992-1993: Ministër i Financave dhe Ekonimisë.

2005-2009: Ministër i Ekonomisë  Tregtisë dhe Energjitikës.

17.09.2009-16.09.2013: Ministër i Mjedisit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Zgjedhur në:

Legjislaturat: V, VI, VII, VIII

Qarku: Gjirokastër

Grupi dhe komisionet parlamentare:

Grupi parlamentar: PD

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, zëvendëskryetar.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat