Shpërthen deputeti i PS pasi u “braktis” nga Rama: Bashkohem me Patozin

Shqipëria

Shpërthen deputeti i PS pasi u “braktis” nga Rama: Bashkohem me Patozin

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:15
Vladimir Kosta

Një tjetër deputet që mbeti jashtë listës së PS-së, Vladimir Kosta ka dalë sot në mbështetje të deputetit tjetër të larguar në radhët e PD-së, Astrit Patozit.

Në rrjetin social “Facebook” përmes një statusi ai sqaronte pse ishte bërë kjo lëvizje nga kreu i partisë. Mirëpo, Kosta e mbështet thirrjen e tij për revolucion të vërtetë. 

STATUSI 

Astrit Patozi ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë brenda partive. 

I bashkohem thirrjes së tij për revolucionin jo imagjinar politik në vend. 

Nuk diskutohet më fati individual apo i partive, por fati i Republikës. 

Sot partitë kryesore janë kthyer në vende qokash nga kryetarët e kooperativave; Rama, Basha-Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat