Dy dorëheqje në Shkodër, PD risjell ekonomistin deputet

Shqipëria

Dy dorëheqje në Shkodër, PD risjell ekonomistin deputet

Më: 30 maj 2017 Në ora: 11:48
Gjok Uldeda

Me largimet masive që pati të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Demokratike ka bërë zëvendësimin e tyre me personalitete të tjerë.

Në qarkun e Shkodrës ku pati dy tërheqje nga gara, PD ka zyrtarizuar emrin e Gjok Uldedës si kandidat për këtë qark. Kujtojmë se në Shkodër u tërhoqën nga kandidimi, kryetari i PD-së në këtë qark, Ramiz Çoba, i vendosur i teti në listën e kandidatëve, dhe Helidon Bushati i cili u dorëhoq gjatë ditës së djeshme, në pozicion më favorit për fitore, i katërti në listë.

Gjok Uldeda do të jetë në listë duke u renditur i 6-ti. Ai do të mbulojë Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.

Gjok Uldedaj ka qenë deputet i qarkut Shkodër në legjislacionin 2009 -2013; Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2001-2017; Kordinator dhe drejtues i fushatave elektorale, për Bashkinë Vau Dejës dhe Zonën e Nënshkodrës.

Ai vjen nga fusha akademike me një eksperiencë mbi 25-vjecare, mban titullin Profesor në Ekonomike, aktualisht është Dekan i Fakultetit Ekonomik.

Gjatë viteve 2007-2009, ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Prof. Gjokë Uldedaj është autor dhe bashkautor i 3 teksteve universitare dhe i disa studimeve në fushën e ekonomisë dhe tregut.

Ka kryer disa specializime afat shkurtra dhe afat mesme në: USA, Japoni, Greqi, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat