LSI takim me banorët në Bërzhit, Meta: LSI, forcë politike me këmbë në tokë

Shqipëria

LSI takim me banorët në Bërzhit, Meta: LSI, forcë politike me këmbë në tokë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 13:17
Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi ditën e sotme një takim në Bërzhitë me banorë të njësive administrative të Kërrabës, Bërzhitës, Petrelës, Baldushkut dhe Farkës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet i LSI-së në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari dhe simpatizantë.

Gjatë fjalës së tij ish-kreu i kësaj partie, Ilir Meta, e ka cilësuar LSI-në, si një forcë politike me këmbë në tokë  dhe që kujdeset për problemet e qytetarëve shqiptarë.

“Unë besoj se këtu bën një dallim të fortë LSI. Është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që kujdeset për problemet më jetike të qytetarëve shqiptar. Dhe natyrisht është partia e rinisë”, – u shpreh kreu i Kuvendit, Ilir Meta.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, njëkohësisht kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, ka deklaruar se LSI ka një plan konkret për punësimin e të rinjve dhe ekonomin e vendit.

“Ne kemi një plan konkret. Nëse ne e orientojmë arsimin drejt vendeve të punës që kërkon tregu, kemi ulur numrin e papunësisë së të rinjve, po do të zhvillojmë edhe ekonominë e vendit. Ne do të investojmë maksimalisht në arsimin profesional. Arsimi profesional me arsimin e përgjithshëm, të marrë një raport 50 me 50% . Ky vend ka nevojë që të sigurojë vende pune për të rinj e të reja”,- u shpreh Braimllari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat