Berisha: Rama në panik, Agaçi bllokon marrëveshjen me opozitën

Shqipëria

Berisha: Rama në panik, Agaçi bllokon marrëveshjen me opozitën

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 16:12
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një statusi të bërë në  faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kreu i qeverisë Rama është në panik dhe se kërkon që të bllokojë marrëveshjen me opozitën.

Në statusin e tij Berisha ka publikuar gjithashtu një mesazh, i cili sipas tij ka ardhur nga një zyrtar i lartë.

Mesazhi i publikuar nga ish-kreu i Partisë Demokratike zbulon se kryeministri Rama ka urdhëruar sekretaret e përgjithshëm që të japin leje për fushatë elektorale gjatë muajit qershor 1/3-ës së administratës publike.

Statusi i plotë i Berishës:

Rama ne panik, me sekretarin e pergjithshem te mafies shteterore. Agaçi bllokon marreveshjen me opoziten!

Nepunesi i larte dixhital informon:

Panik i madh ne administraten shteterore per zgjedhjet. Jane penduar shume per marreveshjen prandaj

Rama, pasi ka urdheruar sekretaret e pergjithshem qe t’i japin leje per fushate elektorale gjate muajit qershor 1/3tes se administrates publike, kerkoi te anulloje nepermjet zevendesministrave, urdherat e ministrave teknik per kthimin ne detyre te te te gjithe punonjesve te larguar me leje.

Rama urdheron sekretaret e pergjithshem, qe me urdher verbal dhe porosi te tij, adminstrata publike te mos zbatoje urdherin e tij dhe vendimin e KM per mospjesmarrjen e administrates ne zbatim te ligjeve ne fushate elektorale te partive.

Sekretaret e pergjithshem te mos u japin minitstravr teknike asnje dosje te koncesioneve dhe tenderave elektoral.

Rama ka urdheruar Don Agaçin, qe sekretaret e pergjithshem te bllokojne cdo mundesi kontrolli te ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme per ushtrimin e kontrolleve te shkeljeve flagrante te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera nga punonjesit militant! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat