Përplasja/ Deputeti i PS nuk i ndahet LSI-së: Do t’i telefonoja Vasilit, por…

Shqipëria

Përplasja/ Deputeti i PS nuk i ndahet LSI-së: Do t’i telefonoja Vasilit, por…

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 09:56
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe ka ‘thumbur’ sërish sot LSI-në. Në një postim në faqen e tij në Fb, Braçe ironizon me deklaraten e ish-kreut te LSI, Ilir Meta në një takim me qytetarët e Kamzës pasditen e djeshme kur tha se më 26 qershor të gjithë do telefonojnë Petrit Vasilin për t’i uruar fitoren.

Postimi i Braçes:

Qe ne mengjes;
TEK PUNETORET E BUJQESISE!

Gezim Meta dhe Diana-gruaja e tij, ne Krutje te Siperme, kane ndertuar nje super ferme Manaferrash!

Shiheni vete!
Toke e mire, uje dhe diell pa fund-vetem kaq per:
MANAFERRA TE PRODHUARA NE KUSHTE
NAAAATYYYYYRAAAAALEEEEEE!

Punojne pa fund, me mund e djerse, i pashe vete qe i perkushtohen cdo bime e cdo kokre manaferre me nje dashuri qe njeriu e ka per femijen e tij.
Dashuria e tyre eshte elementi i katert-toke, uje, diell, dashuri, natyral ne
LORIS BLECK BERRY!

Asgje tjeter;
Asnje ndihme, asnje subvencion!

Po si ka mundesi? Heee si ka mundesi?

Doja ti telefonoja Petrit Vasilit per ta pyetur;
Si ka mundesi qe subvencionet e ministrise se Bujqesise nuk arrijne kurre tek punetoret e bujqesise?

E lashe fare;
U kujtova qe urdhri ishte per pas zgjedhjeve.

Nejse,
Deri atehere ka kohe, por do jete krejt ndryshe!

Subvencionet nga agallaret, do i cojme tek punetoret e bujqesise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat