Berisha: Grupet kriminale të Bushit për të penguar mitingun e opozitës në Kruje!

Shqipëria

Berisha: Grupet kriminale të Bushit për të penguar mitingun e opozitës në Kruje!

Nga: A.M. Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:09
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, njëherësh edhe ish kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas pengimit të mitingut të opozitës në Krujë.

Berisha ka publikuar një mesazh të një qytetarit në të cilin ka akuzuar kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin për blerje të votave si dhe mos lejimin e pjesëmarrjen e qytetareve në mitingun e opozitës.

Postimi i plotë:

Grupet kriminale te Bushit per te penguar mitingun e opozites ne Kruje!

Qytetari dixhital denocon:

Artur Bushin, per organizimin e grupeve kriminale per te mos lejuar pjesemarrjen e qytetareve ne mitingun e opozites ne Kruje dhe Fushe Kruje. sb

"02/06/2017, 20:35:16: Mirembrema e shendet.dua te njoftoj e ta beni publike grupet kriminale qe z artur bushi kry bashkie kruje sponsorizoj per presione e blerje vote si per kry komune deputet e kry bashkie po I sponsorizon qe te pengojn mitingun qe z basha do mbaj neser ne qytetin e krujes e te f krujes.po ju bejn presion biznezeve individeve etj nga qe krimi ka qen mbeshtetje per te dhe duke pare mashtrimin qe ka bere per punesimet ne te gjitha administratat ne bashki se ka punesuar 3 persona nga nje familje ka dhe 4 persona nga nje familje e sheh numerin e votuesve te paket sa ne perllogaritje ps nuk I kap 5 mije votat ne tere bashkin kruje. Z artur po merr te gjithe mesuesit e infermieret e pushuar nga puna per ti rikthyer ne pune nje mashtrim klasik. Fondin per integrimin e azilanteve e rykthyer me deshir e ka tjetersuar dhe ju ka mbyll dyert per ndihm etj. Ne qytetin e krujes ete f krujes eshte hapur lajm qe do te filmohen te gjithe mbeshtetesit e pd qe do marrin pjese ne mitungun e neserm.ju lutem riktheni sigurin e qetesin qytetareve."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat