Në Tiranë festohet dita kombëtare e Italisë

Shqipëria

Në Tiranë festohet dita kombëtare e Italisë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 11:58
Alberto Cutillo

Shtetasit italianë, 71 vite më parë, u thirrën në referendum për të vendosur mbi formën e qeverisjes. Ata zgjodhën republikën përkundër monarkisë.

Për të kremtuar këtë përvjetor, Ambasada e Italisë në vendin tonë organizoi një pritje me pjesëmarrje të përfaqësuesve të politikës, diplomacisë e botës së artit. Ambasadori Alberto Cutillo në fjalën e tij të rastit solli në vëmendje sfidat me të cilat është përballur mbarë bota e tha se përgjigja ndaj tyre duhet të jetë në grup e nën frymën e bashkëpunimit. Duke u ndalur të aktualitetit politik shqiptar, ambasadori shprehu besimin se zgjedhjet në Shqipëri do të jetë të qeta.

Alberto Cutillo: “Kam besimin se me përballimin e krizës muajin e kaluar zgjedhjet në Shqipëri do të zhvillohen të qeta. Do ti japin një impuls të nevojshëm poltikës për të vazhduar kusin e modernizimit dhe afrimin drejt me Bashkimin Europian.”

Ambsadori garantoi mbështetjen e Italisë, në aspiratën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian

Alberto Cutillo: “Te Bashkimi Europian Shqipëria shikon me ambicie të justifikuar. Unë besoj se Shqipëria do të arrijë të afrohet drejt BE më shumë në muajt e ardhshëm. Në këtë kurs afrimi Italia do të vazhdojë të jetë krah jush për t’iu mbështetur. Të ngremë një dolli për miqësinë midis Italisë dhe Shqipërisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat