Fuga: Ose bëni vepra afatgjatë, ose hidhjani qenve lekët e shqiptarëve!

Shqipëria

Fuga: Ose bëni vepra afatgjatë, ose hidhjani qenve lekët e shqiptarëve!

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 18:26
Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga i ka kushtuar një koment në “Facebook” kryeministrit të ri që i duhet vendit, i cili sipas tij duhet të ketë një program me vepra afatgjatë dhe që punëson shqiptarët.

“Çdo strategji tjetër është t’ua hedhësh lekët e shqiptarëve qenve!”, thekson Fuga, i cili shton palmat miliardëshe që thahen, kulla si ajo e Korçës dhe ushtarët nazistë në rrugë nuk i duhen shqiptarëve.

Komenti i plotë

Ose hidhjani qenve lekët e shqiptarëve!!!

Unë dua për kryeministër atë që në program do të më paraqesi punime të mëdha publike!

Ato që punësojnë shqiptarë, që bëjnë vepra afatgjata e shekullore mbase, ato që kanë rendiment financiar nga outputet, ato që gjenerojnë krijimtari, sjellin investime të huaja dhe hapin rrugë për biznese private.

Poqese Mali i Dajtit, psh, nuk planizohet për pista gjigande skish, për infrastruktura ku shqiptarët të dimërojnë me sportivitet dhe të verojnë në mijëra kabina druri,

Poqese Lana nuk menaxhohet dhe kthehet në një rrjedhje me shtrat të gjerë dhe e lundrueshme madje,

Poqese kodrat e Tiranës nuk mbulohen me pyllëzime gjigande,

Poqese treni elektrik dhe tramvajet nuk mbulojnë gjithë zonën Kavajë – Tiranë – Durrës – Fushë Krujë,

etj.

etj.

etj.

Lërini strategjitë impotente me taksa me më pak e më shumë për qind. Ato janë çështje konjukturale!

Çdo strategji tjetër është t’ua hedhësh lekët e shqiptarëve qenve!

Bëni atëherë në vend të tyre ca teshtima të vogla, ose çfarë të doni,

mbillni palma disa miliardashme që thahen vitin tjetër,

rregulloni gjoja ca sheshe qytetesh mbi baza vlerash estetike depresive dhe pa funksione ekonomike dhe sociale,

ngrini kulla pa funksion si ajo e Korçës,

ose vendosni helmeta ushtarësh nazistë anash rruge gjoja si urbanizim!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat