Ben Blushi zbulon arsyen se përse Edi Rama do “timonin” e qeverisjes

Shqipëria

Ben Blushi zbulon arsyen se përse Edi Rama do “timonin” e qeverisjes

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 18:19
Ben Blushi

Ben Blushi ka shiqetuar Kryeministrin Rama fill pas publikimit të spotit electoral të këtij të fundit, ku Rama shfaqej si një polic rrugoreje duke i vënë gjobë një qytetari që kishte kaluar me semafor të kuq.

Duke e lidhur spotin e Ramës me togfjalëshin e qeverisjes me një “timon” që kërkon prej javësh kryeministri, kreu i LIBRA-s ka ironizuar duke thënë se ai do t’i japë makinës së Mark Frrokut.

Sipas Blushit, nëse në “spotin e sajuar” të kryeministrit, shkelësi i ligjit do të ishte Mark Frroku, Rama nuk do ta kishte gjobitur, por përkundrazi.

PSE E DO RAMA TIMONIN

Edi Rama ka sajuar nje video sikur mbledh gjobat e atyre qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Sikur te ishte makina e Mark Frrokut do ta kishte lene të kalonte dhe madje do hypte dhe vetë aty sic ka bërë në katër vjet. Ja pse e kërkon timonin. Për ti dhënë makinës së Mark Frrokut! Nëse ja japim prapë timonin humnera është e sigurt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat