Habit Shpëtim Idrizi: Nëse Dash Tahiri bëhet deputet, iki nga politika

Shqipëria

Habit Shpëtim Idrizi: Nëse Dash Tahiri bëhet deputet, iki nga politika

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 22:01
Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24 duke thënë se ai do të jepte dorëheqjen nëse në qytetin e Vlorës do të dilnin 5 deputetë nga Partia Demokratike.

“Dashamir Tahiri, mesa di unë është me Partinë Republikane në listën e PD. PD, në një qark ku ka prani të madhe të shqiptarëve te Çamërisë, vë të tretin Vangjel Dulen.

Dule ka fyer shqiptarët e Çamërisë, ndërsa Dash Tahirin e kam mbajtur me zor në parlament pasi donte të rrinte Vangjel Dulen. Partia Demokratike e ka vënë Dashamir Tahirin në listë të 5-in në Vlorë, pra jo fitues. Kjo pasi PD asnjëherë nuk i merr 5 deputetë pa PDIU-në. Nëse PD do të marrë 5 deputetë në Vlorë, atëherë unë e them publikisht që jap dorëheqjen nga politika”, tha Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat