Kërcënohet me armë kandidati për deputet: Tërhiqu, ose…!

Shqipëria

Kërcënohet me armë kandidati për deputet: Tërhiqu, ose…!

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 05:27
ilustrim

Një kandidat për deputet në qarkun e Lezhës është kërcënuar me armë që të tërhiqet nga kandidimi.

Sipas një kallëzimi bërë në policinë e këtij qyteti nga ky kandidat ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona, ndërsa po kthehej në shtëpi.

Ai është paraqitur në komisariat të nesërmen ku ka bërë denoncimin.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se në 4 qershor rreth orës 12.30 u paraqitur në Komisariatin e Policisë L.N. vjeç 34, banues në Shënkoll në Lezhë, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Lezhë Më datë 04.06.2017, rreth orës 12.30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi L.N. vjeç 34, banues në Shënkoll në Lezhë, përfaqësues i një subjekti politik, aktualisht kandidat për deputet në qarkun Lezhë.

Ky shtetas ka kallëzuar se më datë 03.06.2017, rreth orës 23:15, në momentin që ka qenë duke shkuar në banesën e tij është kanosur nga 2 persona të panjohur dhe të maskuar që sipas kallëzuesit dispononin armë zjarri pistoletë , të cilët pasi e kanë ndaluar me automjetin e tij, e kanë kërcënuar duke i kërkuar që të tërhiqej nga kandidimi.

U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe dokumentimin e ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Neni 325 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat