Avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia mbërrin në Tiranë

Shqipëria

Avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia mbërrin në Tiranë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 02:35
“Nënë Tereza”

Avioni i parë me 150 turistë nga Bjellorusia është ulur mëngjesin e kësaj të hënë në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”.

Efektet pozitive të heqjes së vizave me disa shtete që qeveria shqiptare miratoi disa javë më parë, tashmë u konkretizuan dhe me tregun bjellorus ku, fluturimet javore nga kryeqyteti Minsk do të vijojnë të sjellin turistë deri në fund të muajit shtator.

Ndërkohë nga autoritetet shqiptare janë përgatitur materiale informuese në gjuhën ruse. Vendet e tregut rusisht folës, përfshirë edhe vetë Rusinë, janë një potencial i madh i cili lakmohet jo vetëm nga Shqipëria e vogël por nga i gjithë Ballkan. Me mbi 9.5 milionë banore, Bjellorusia pritet të rrisë ndjeshëm numrin e turisteve në vendin tone.

Në kuadër të çeljes së sezonit turistik në Shqipëri Këshilli i Ministrave miratoi në fund të muajit maj vendimin për shtimin e disa shteteve në listën e shteteve/shtetasve të cilët hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë. Sipas vendimit, shtetasit e vendeve si Rusia, Arabia Saudite, Bjellorusia, Gjeorgjia, Katari, Omani, hyjnë në Shqipëri duke paraqitur dokumentin pasaportë për periudhën 31 maj – 15 nëntor 2017.

Gjithashtu, në listën e vendeve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë (si rrjedhojë e hyrjes pa vizë në zonën Shengen), i shtohet shteti i Moldavisë me dokumentin pasaportë

Në 4 muajt e parë të këtij viti numri i turistëve ishte rreth 13.7 % më i lartë  se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Marrëdhëniet diplomatike midis Bjellorusisë dhe Shqipërisë u vendosën në 17 maj 1993.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat