Valentina Duka zbulon arsyen e çuditshme pse pranoi të ishte në ‘Listën Basha’

Shqipëria

Valentina Duka zbulon arsyen e çuditshme pse pranoi të ishte në ‘Listën Basha’

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 12:38
Valentina Duka dhe Lulzim Basha

Valentina Duka ka rrëfyer për herë të parë, pse pranoi të ishte pjesë e listës së Korçës ku ajo renditet në një vend 100% të sigurt; e para.

Në një intervistë për “Dritare.net”, Duka ka deklaruar se ka pranuar të jetë pjesë e “Listës Basha”, pasi ka marrë informacionin e sigurt, se do jetë kryesuesja e kësaj liste. “Pasi u konsultova me familjen dhe pasi mora informacion që do të kryesoja listën e Korçës, këtë qytet ku kam lindur dhe jam rritur, vendosa t’i përgjigjem pozitivisht thirrjes së zotit Basha dhe të kontribuoj politikisht në mbështetje të qytetit tim”, ka deklaruar Duka. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat