Injoranca e 6 policëve e lë pa mend qytetarin, e sorollatin një orë pastaj i japin të drejtë

Shqipëria

Injoranca e 6 policëve e lë pa mend qytetarin, e sorollatin një orë pastaj i japin të drejtë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:27
Ngjarja në Tiranë

Një ngjarje me të vërtetë e paprecedent ka ndodhur ditën e sotme pranë Zogut të Zi në Tiranë. Një i ri dhe nëna e tij janë ndaluar nga policia sepse gjasme kishin hyrë kundravajtje.

Djali i shkretë mundohet t’i sqarojë se nuk është kundravajtje pasi nuk ka tabelë, por policët ngulin këmbë në të tyren. Djali ka filmuar të gjithë debatin dhe bisedën me policët.

Me kalimin e minutave duket se si policët i humbin argumentat dhe thërresin ekspertin që të sqarohet nëse djali është apo jo kundravajtje.

Pasi kalon gati një orë dhe vjen eksperti, për habinë më të madhe del se djali kishte të drejtë dhe 6 policë që e kishin ndaluar ishin gabim. Ndiqni videon e plotë dhe do të ngelni pa mend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat