Pojana: Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qenie të pështira

Shqipëria

Pojana: Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qenie të pështira

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 20:33
Klevi Pojana

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Klevi Pojana ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku dënon dhunën e ushtruar ndaj aktivisteve të LSI në disa qarqe të vendit. Pojana nënvizon se rinia nuk do të mbetet peng i bandave të krimit dhe të narko-trafikut dhe se Shqipëria do të zgjedhë rrugën e integrimit.

“Ju që dhunoni gra dhe vajza jeni burracakë dhe qenie të pështira! Ju që i urdhëroni jeni po aq fajtorë dhe kriminelë! Nuk ka frikë, nuk ka tërheqje dhe as kthim pas në rrugën tonë! Fajtorët do ta paguajnë, diktatura është vrarë në këtë vend dhe për të nuk mund të ketë më ‘Rilindje’!

Rinia shqiptare nuk do të mbahet peng nga banda e narko-përdoruesve dhe narko-trafikuesve, ajo e ka bërë zgjedhjen e saj, ajo ka zgjedhur rrugën e integrimit! LSI e përbuz dhunën dhe imponimin! Dënimi ynë do të vras aspiratën e atyre që duan oligarkinë! Në 25 Qershor merr fund e keqja! LSI forcë e parë, për një shans për të gjithë, për një të ardhme më të mirë!, shkruan Pojana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat