Tërheqja e kandidatit të PSD/ Berisha zbulon skenarin: Rama i 6-i nuk e merr mandatin

Shqipëria

Tërheqja e kandidatit të PSD/ Berisha zbulon skenarin: Rama i 6-i nuk e merr mandatin

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 09:51
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon skenarin e tërheqjes së kandidatit të PSD në Vlorë, Leonard Beqiri. Sipas tij, ai u bë kurban për Ramën, pasi ai i gjashti në Vlorë nuk e merr dot mandatin.

Postimi i Berishës

A do ta fuse dot Leonard Beqiri, Ramen ne Parlament?

Te dashur miq, dje pas tratativash intensive, ne nje akt kurbani per Edi Ramen, Leonard Beqiri papritmas dha doreheqjen si kandidat per deputet i PSD. Kjo doreheqje, qe ra si rrufe ne qiell te hapur, ka vetem nje qellim; rritjen sado pak te shanseve per Edi Ramen, i gjashti ne listen e PS, per te marre mandatin e deputetit.

Ne te vertet, me gjithe vetesakrifikimin e Beqirit, Rama prap se prap duket i pashprese pasi ne tre polle paralele, ate te PD, LSI dhe vet pollin e PS, Rama nuk merr mandatin e deputetit dhe mbetet jashte parlamentit njelloj si Ramiz Alia ne vitin 1991! sb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat