Mesila Doda tregon sa deputetë do të marrë PDIU

Shqipëria

Mesila Doda tregon sa deputetë do të marrë PDIU

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 17:56
Mesila Doda

Mesila Doda për herë të parë kandidon në zgjedhje parlamentare në një parti të vogël. Ajo është pjesë e listës së PDIU-së për zgjedhjet e 25 qershorit.

Në rubrikën “Opinion” në studion e “Neës 24″, ajo thotë se PDIU më tepër se një parti, është një familje e madhe.

Ajo thotë se PDIU ngrihet mbi një çështje të madhe, atë të çështjes çame. Doda thotë se kjo parti ka njohur një rritje të madhe, me të rinj që iu janë bashkuar nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Sakaq, ajo ndalet tek mënyra e numërimit të votave, duke u shprehur se deri më tani në proceset e kaluara zgjedhore ka patur rrjedhje votash nga partitë e vogla.

Deputetja Mesila Doda u ndal edhe tek marrëveshja e 18 majit Rama-Basha, duke u shprehur se ajo diskriminoi partitë e vogla.

“PDIU është e qartë me kandidimet, ndërsa disa parti kanë lista të shpartalluara, nuk kanë respektuar kuotat gjinore. Formula që u krijua pas marrëveshjes së “BigMac” ishte mjaft diskriminuese për partitë e vogla, pasi favorizon vetëm partitë e mëdha.

Kauza e PDIU është çështja kombëtare. Kudo kemi shkruar kemi folur me njerëzit, dhe kauza jonë është pritur shumë mirë. Kemi mundur të nxitim, një dozë patriotizmi modern, jo nacionalizmi”, u shpreh Doda.

E renditur e dyta në listën e Tiranës pas Shpëtim Idrizit, Doda tha se PDIU parashikon të marrë 3 mandate në kryeqytet.

Doda tha se rezultate të mira PDIU parashikon në Elbasan, Fier, Vlorë, Durrës, Dibër, Korçë, Shkodër, e Lezhë. Sipas saj, PDIU do të marrë deri në 10 mandate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat