Akuzat për shit-blerje vote, Demiraj takon në Berat Klosin, Naçon dhe Halimin

Shqipëria

Akuzat për shit-blerje vote, Demiraj takon në Berat Klosin, Naçon dhe Halimin

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 16:16
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj

Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me subjektet elektorale, PS, LSI dhe PD ne qarkun e Beratit.

Zoti Demiraj takoi koordinatoret e subjekteve politike, Blendi Klosi, Nasip Naço dhe Eduart Halimi për të dëgjuar pretendimet në lidhje me procesin zgjedhor. 

Demiraj udhëzoi Drejtorin Vendor të Policisë së Beratit, të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës, të mospërfshirjes së efektivëve në proces dhe kërkoi nga palët zbutjen e tensioneve.

Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat