Të shtëna me armë jashtë një QV në Shëngjin, plagoset eksponenti i LSI

Shqipëria

Të shtëna me armë jashtë një QV në Shëngjin, plagoset eksponenti i LSI

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 11:20
ilustrim

Informacionet e para te mberritura ne oren 10:40 flasin për të shtëna me armë jashtë një Qendra Votimi e cila është ngritur në shkollën e Shëngjinit.

“Shikoj një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital. LSI thotë se është eksponent i kësaj partie. Personi është transportuar në spital” raporton gazetari i Ora News.

Personi i plagosur eshte Florian Dushku, eksponent i LSI-së.  Nga të dhënat është përdorur dhe një armë zjarri. Personi i plagosur është qëlluar me tytën e pistoletës.

Flitet për disa persona që janë përfshirë në konflikt.

Luan Rama nga selia e LSI-se e cilesoi: “Ngjarje e rëndë kriminale dhe deklaroi se për çdo pikë gjaku, kryeministri Rama dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako janë përgjegjës

Luan Rama: Në Shëngjin para pak çastesh, një aktivist anëtarë i LSI është plagosur nga tre njerëz të armatosur në përbërje të një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark.

I plagosuri është Florja Dushku, ka qenë në punën e vet, në një aktivitet normal. Është plagosur nga ata që rilindja i ka klonuar dhe fabkrikuar në mënyrë të kriminalizuar për ti përdorur siç i ka përdorur gjatë gjithë fushatës por më drejtëpërdrejtë si i përdori sot. Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë që vepron atje. Ky është një prej rasteve.

Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm përgjegjësia bie mbi kryeministrin e rilidnjes Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Pas nga Ministri i Brendshëm i është kërkuar shkarkimi i drejtorit të policisë Lezhë. 

Pritet dhe reagimi i policise. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat