Doda: Shpëtim Idrizi është deputet i Tiranës, votat janë hedhur gabim në sistem

Shqipëria

Doda: Shpëtim Idrizi është deputet i Tiranës, votat janë hedhur gabim në sistem

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 22:36
Mesila Doda

Mesila Doda në një konferencë për mediat ka deklaruar se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është deputet i Tiranës edhe pse sipas të dhënave në që vinë nga KQZ-ja, ai nuk ka arritur të fitojë mandatin.

“Ta fillojmë me këmbë të mbarë, dua t’iu uroj fitoren anëtareve të PDIU sepse arritëm të dyfishonim numrin e votuesve tanë në këto zgjedhje që kanë qenë diskriminuese për ne. Mandati i Tiranës është i PDIU, zoti Shpëtim Idrizi i PDIU  është deputet i Shqipërisë”, tha Doda, e cila shtoi se janë mbi 60 vota në njësinë numër 5 në Tiranë, të cilat nuk janë hedhur në sistem si dhe ka vota të PDIU-së të cilat i janë hedhur gabim një subjekti tjetër politik.

“Këto vota janë të mjaftueshme që Idrizi të marrë mandatin. Të gjithë të festojmë, mandati i Tiranës është i sigurtë është i Shpëtim Idrizit”, u shpreh Doda, e cila shtoi se kishte patur një komunikim me kreun e KQZ-së, i cili i kishte thënë se janë vetëm rezultate paraprake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat