Berisha: Ju tregoj dhuratën e parë të Noriegës së shqiptare

Shqipëria

Berisha: Ju tregoj dhuratën e parë të Noriegës së shqiptare

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 18:16
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama dhe kreut të OSHEE-së, Adrian Çela.

Sipas ish-kryeministrit, mungesa e energjisë dje ujit të pijshëm në vend ishte dhurata e parë që u është bërë shqiptarëve, menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Sipas Berishës ishte kryeministri Rama i cili duke menduar se do të humbiste zgjedhjet në vend që të blinte energji me çmimi të arsyeshëm dhe të ruante rezervat ujore në diga, i zbrazi ato, në kundërshtim me ligin ka përgatitur një ligj për të blerë energji.

Statusi i plotë i Berishës:

Erresira, per shkak te vjedhjes dhe korrupsionit

– eshte dhurata e pare e mandatit te Norieges se shqiptareve!

– Turizmi ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter te planetit, ne erresire dhe pa uje!

Te dashur miq, sapo perfundoi numerimi i votes se fundit, nje erresire e madhe pllakosi vendin. Digat, per shkaqe elektorale jane ne nivele qe ne fillim korriku nuk kane qene kurre me pare!

Eshte e vertet qe koha ka qene e thate. Por Edi Rama, ne vend se te blinte energji me kohe me çmime te arsyeshme dhe te ruante rezerven ujore ne diga, ai, duke menduar se do te humbasi zgjedhjet, zbrazi digat, dhe pasi liqenjte rane drejt kuotes se vdekjes tre jave me pare ai, ne kundershtim flagrant me ligjin pregatiti hajdutçe nje vendim qe energjine ta blinte KESH dhe jo OSHEE, siç kerkon ligji, pasi hajdut Çela nuk ishte me drejtor i OSHEE dhe ai nuk mund te vidhte ne blerjen e energjise.

Tani hajdut Çela u kthye ne krye te OSHEE dhe “oh sa qef vjedhim pa siklet” sepse çdo kilovat ore tani kushton se paku 2 here me shume se 1-2 muaj me pare kurse qytetaret dhe turistet do te kene si peshqesh veren e territ si dhurate te mandatit qe perçmuan dhe kundershtuan 4/5 e shqiptareve! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat