PDIU kërkon mandatin në Tiranë, KQZ voton 7-0: Idrizi jashtë Kuvendit

Shqipëria

PDIU kërkon mandatin në Tiranë, KQZ voton 7-0: Idrizi jashtë Kuvendit

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 14:21
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon administrimin e votave në Tiranë për shkak se kësaj force politike i mungojnë rreth 50 mijë vota, çka do të thotë se PDIU ka një mandat në këtë zonë zgjedhore.

Deputetja e kësaj force politike, Mesila Doda, tha sot në mbledhjen e KQZ-së se ky institucion duhet të administrojë çdo provë të materialeve zgjedhore.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë vëzhgues i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.

Pavaresisht pretendimeve te PDIU-se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne rolin e nje KZAZ-je te madhe per Tiranen, vendosi 7-0 te miratoje tabelen perfundimtare ku rezulton se PDIU nuk e merr mandatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat