"Shqipëri-Greqi", atë që se bën politika, e bën arti!

Shqipëria

"Shqipëri-Greqi", atë që se bën politika, e bën arti!

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

Arti ka forcën të thyejë dhe kapërcejë çdo kufi të ‘ngritur’ mes vendeve për arsye politike apo dhe më gjerë.

Kështu ka ndodhur së fundmi me disa të rinj shqiptarë, të cilët vizitën e tyre në Athinë dhe në qytete të tjera e muze të Greqisë e kanë shfrytëzuar edhe për një qëllim tjetër, atë të shpalosjes së kulturës greke në Tiranë.

Ata kanë hapur në Tiranë një ekspozitë të titulluar “Tiranë-Athinë” me krijimet artistike dhe një numër fotografish të marra nga shteti helen. Kjo ekspozitë hapi portat në Galerinë e Arteve "FAB" me miratimin e Ambasadës Greke në Tiranë.

“Tirana – Athinë”  ilustron përmes skulpturës dhe grafikut një konjukturë të butë të artit klasik dhe konceptual. Skulptura e kokave, një lepur ose edhe një buf dhe një lule janë vetëm disa nga veprat më interesante në këtë ekspozitë. Sipas kuratorit Ermir Hoxha studentët synonin të provonin thelbin e këtyre objekteve bazuar në ndikimin nga imazhet që kishin parë Greqi.

"Kjo vizitë ishte një mundësi e shkëlqyeshme për studentët që të njihen me një nga fortesat më të rëndësishme të artit dhe skulpturës në botë, veçanërisht ato perëndimore", tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat