Beteja për një mandat në Tiranë, pas PDIU edhe PS ankohet në KQZ

Shqipëria

Beteja për një mandat në Tiranë, pas PDIU edhe PS ankohet në KQZ

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 10:18
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shqipërisë nuk është e vetmja që ka kontestuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Tiranë, ku kryetari i saj, Shpëtim Idrizi e humbi mandatin për 38 vota.

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri tha sot në një konferencë për shtyp se edhe Partia Socialiste e ka kontestuar tabelën përfundimtare të qarkut të Tiranës.

KQZ-ja ka vendosur që nesër paradite të shqyrtojë kërkesën e PDIU-së, ndërkohë që ende nuk ka vendosur se kur do të shqyrtojë kërkesën e PS-së.

Përveç këtyre dy kërkesave, edhe PD ka regjistruar një ankesë për Beratin ku kërkon rinumërim të votave në dy kuti votimi dhe dy të tjera të shpallen të pavlefshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat