Rama takon Zaevin në Trieste: Forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Maqedoninë

Shqipëria

Rama takon Zaevin në Trieste: Forcojmë miqësinë dhe bashkëpunimin me Maqedoninë

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:26
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama është takuar sot me homologun maqedonas, Zoran Zaev në Trieste.

Vetë Rama ka bërë publike pamjet e takimit me Zaev, ku shkruan se takimi është fokusuar pikërisht në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimin me Maqedoninë.

“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdhëniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”, shkruan Rama.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat