Rezultati për qarkun e Tiranës, Mesila Doda: Të numërohen të gjitha kutitë e Tiranës

Shqipëria

Rezultati për qarkun e Tiranës, Mesila Doda: Të numërohen të gjitha kutitë e Tiranës

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:14
Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda

Ish-deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka reaguar në lidhje me rinumërimin e 64 kutive të qarkut të Tiranës që po bën KQZ-ja.

Duke parë se nga 19 kuti që janë numëruar, PDIU-ja ka marrë 16 vota më shumë se sa ishte shpallur me 25 qershor, Doda bën thirrje që të rinumërohen të gjitha kutitë e Tiranës.

“Deri tani asnjë kuti votimi nuk ka te njëjtin rezultat si ne procesverbale. I domosdoshem numerimi i gjithe Tiranes, kane futur duart ne votat e pavlefshme, kane pervetesuar e vjedhur sa kane mundur nga votat e partive te tjera, kane shkaterruar gjithe procesin. 

I bej thirrje gjithe Frontit opozitar... Te kerkojme numerimin e gjithe Tiranes. Mandatet jane vjedhur e kane levizur ne tavoline.

Kjo nuk eshte e nuk mund te jete beteje per nje mandat, por per te shpetuar sistemin nga manipulimi e tjetersimi i vullnetit te zgjedhësve.”, -shkruan Doda në ‘Facebook’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat