Zjarr në Milot/ Rrezikohen shkollat dhe disa banesa

Shqipëria

Zjarr në Milot/ Rrezikohen shkollat dhe disa banesa

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 20:28

Mesditën e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka prekur masivin pyjor në Milot.

Si pasojë e flakëve të mëdha në rrezik janë disa shkolla dhe disa banesa.

Prej disa orësh zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes, por shuarja e flakëve vështirësohet për shkak të terrenit malor.

Prej ditësh në vendin tonë janë përhapur zjarre nga të katër anët duke shkrumbuar masive të mëdha pyjore.

Ndërsa lajmi i mirë është se prej mbrëmjes së sotme temperaturat do të pësojnë ulje, duke sjellë për pasojë edhe shira në shumë pjesë të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat