Berisha i hedh fajin Ramës për paralizën provizore të Kaskades se Drinit

Shqipëria

Berisha i hedh fajin Ramës për paralizën provizore të Kaskades se Drinit

Nga: A.M. Më: 18 korrik 2017 Në ora: 18:34
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha  përmes një postimi në Facebook i ka hedhur fajin kryeministrit Edi Rama për paralizën provizore të Kaskades se Drinit.

Po ashtu, Berisha ka thënë se Rama përgatiti vendimin e qeverisë në qershor për blerjën e energjisë në kundërshtim me ligjin.

Postimi i plotë:

Paraliza provizore e Kaskades se Drinit, deshmi e papergjegjshmerise dhe korrupsionit te Edi Rames, akrabase se tij Çela dhe dudum ministrit Gjiknuri!

Te dashur miq, sot u njoftua se niveli i ujit ne kaskaden e Drinit ka arritur nivelet historike me te ulta qe kane diktuar de facto mbylljen e saj.

Shkaqet themelore te ketij zhvillimi qendrojne, me shume se sa ne thatesiren e zgjatur, ne zbrazjen elektorale te digave nga OSHEE dhe qeveria ne tremujorin Prill-Qershor, periudhe ne te cilen rezerva ujore ne diga duhej ruajtur dhe energjia, duhej blere pasi ne periudhen prill-qershor ajo gjendej ne treg me nje çmim 2-2,5 here me te lire se sa ne periudhen korrik-gusht.

Por kjo nuk ndodhi sepse Rama donte te linte token e djegur per kundershtaret ne rastse do humbiste zgjedhjet.

Genjeshtrat se energjine nuk e blene pas dt 25 maj ministrat teknike, eshte sa bajate aq dhe e pavertete. Rama pregatiti vendimin e qeverise ne qershor per blerjen e energjise ne kundershtim me ligjin. Kete detyre ligjore te OSHEE, ai, ne kundershtim me ligjin donte t'ia ngarkonte KESH. Kjo vetem e vetem se nuk kishte Çelen ne OSHEE, me te cilin ndane fitimet e tenderave.

Keto qendrime, perveç nderprerjeve masive te energjise ne sezonin turistik gjobisin me te pakten 50 milion euro qytetaret shqiptare me mbifaturime etj etj, vetem per shkak te çmimit me te cilin blihet sot energjia!

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimin per kete abuzim elektoral, korruptiv te Rames, Gjiknurit dhe famozit Çela. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat