Shifrat e KQZ, Blushi: Duhet rinumëruar gjithë Tirana, na mungojnë 90 vota në 71 kuti që u hapën

Shqipëria

Shifrat e KQZ, Blushi: Duhet rinumëruar gjithë Tirana, na mungojnë 90 vota në 71 kuti që u hapën

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 10:29
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi i bën thirrje KQZ-së që të marrë vendim për të rinumëruar të gjithë Tiranën pas hapjes së 71 kutive me kërkesë të PDIU-së dhe PS-së.

Sipas tij vetëm në këto 71 kuti të hapura, LIBRA-s i mungonin 90 vota.

Blushi tha më tej se nëse KQZ nuk vendos të rinumërojë të gjitha kutitë e Tiranës, atëherë ajo është bashkëpunëtore në grabitje.

Statusi i Blushit

MASAKRA MBI LIBRA. 71 KUTI MINUS 90 VOTA

KQZ pranoi se te pakten 76 numerues kane vjedhur vota ne Tirane ne vetem 64 kuti. Tirana ka 1198 kuti dhe kaq duhet te mjaftonte qe gjithe qarku i Tiranes te rinumerohej. Ne 64 kuti qe rinumeroi KQZ mungojne 50 vota per LIBRA , ndersa ne 7 kuti te tjera qe u bene publike mungonin 40 vota. Kjo do te thote se vetem ne 71 kuti ne Tirane, LIBRA i kane vjedhur 90 vota. Mjafton vetem kaq qe KQZ ta rinumeroje gjithe Tiranen. KQZ do ishte bashkepuntore ne grabitje nese nuk vendos te ndryshoje rezultatet duke rihapur te gjitha kutite. Edhe me kaq sa eshte njoftuar del se LIBRA eshte partia me e grabitur ne keto zgjedhje çka eshte per turpin e atyre qe e kane bere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat