Ambasada amerikane zbardh takimet e kongresmenëve: Temat që diskutuan me Metën dhe Bashën

Shqipëria

Ambasada amerikane zbardh takimet e kongresmenëve: Temat që diskutuan me Metën dhe Bashën

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 19:41
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës/ Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka zbardhur takimin e sotëm të anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve Devin Nunes dhe Rick Crawford me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

“Gjatë këtyre takimeve ata diskutuan çështje të ndryshme, përfshirë aleancën e NATO-s, sigurinë rajonale, bashkëpunimin për mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ata vunë theksin në rëndësinë e kontributit të Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, rolin e vendit në stabilitetin rajonal dhe nevojshmërinë për zbatimin e reformave kyçe”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat