Deputetët ikin me pushime, por Kuvendi s'i lë rehat: Dorëzoni kompjuterat

Shqipëria

Deputetët ikin me pushime, por Kuvendi s'i lë rehat: Dorëzoni kompjuterat

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 11:02
Kuvendi i Shqipërisë, foto arkvi

Të gjitha ata deputetët që nuk do të jenë më pjesë e sesionit tëri parlamentar që nis në shtator do të duhet të dorëzojnë sa më shpejt kompjuterët, lap top që janë pajisur gjatë këtij mandati që lanë pas.

Kjo pas një emaili zyrtar të mbërritur në adresë të tyre për të kryer kthimin mbrapsht ë kompjuterëve.

“Të nderuar deputetë, Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj se gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i SHqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8-të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat