Ultimatumi i sekretarisë së Kuvendit për deputetët që nuk u zgjodhën

Shqipëria

Ultimatumi i sekretarisë së Kuvendit për deputetët që nuk u zgjodhën

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 14:38
Kuvendi i Shqipërisë

Edhe pse nuk u zgjodhën sërish deputet, ata duhet të ndërpresin urgjentisht  pushimet dhe të kthehen ndoshta për herë të fundit  në Kuvendin në këto ditë të nxehta.

Këtë here i thërret sekretaria, e cila kërkon që sa më shpejt të dorëzojnë të gjitha pajisjet elektronike që Kuvendi ua ka dhënë në përdorim, në fillim të mandatit të shkuar. Bëhet fjalë për laptopë të prodhimit të fundit. “Ultimatumi” u është dhënë  nëpërmjet një emaili të mbërritur në postën e tyre elektronike, nga Sekretariati i Kuvendit ku shkruhet;

“Të nderuar deputetë, Na lejoni që të sjellim në vëmendjen tuaj së gjatë legjislaturës së VIII-të, ju jeni pajisur me laptop nga Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin keni firmosur kartelën përkatëse të marrjes në dorëzim pranë shërbimit të Financës së Kuvendit. Për sa më sipër, lutemi në mirëkuptimin tuaj, për dorëzimin e tyre pranë shërbimit të financës, duke qenë se përfunduan punimet e legjislaturës së 8- të”, thuhet në email-in e Kuvendit për deputetët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat