Pandeli Majko, ministër për shqiptarët jashtë kufijve

Shqipëria

Pandeli Majko, ministër për shqiptarët jashtë kufijve

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:56
Pandeli Majko

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është propozuar nga Edi Rama për ministër që do të merret me shqiptarët jashtë kufijve.

Nga 11 ministritë e qeverisë së re, Rama ka vendosur që ta ketë një ministër shteti edhe për shqiptarët jashtë kufijve.

Kështu do të duket qeveria e re e Shqipërisë:

Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti, ndërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.

Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko. Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato. Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit. Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës. Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës. Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt. Ministria e Kulturës i mbetet Mirela Kumbaros. Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla. Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu. Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat