Tragjike në Itali, shqiptari vdes sapo...

Shqipëria

Tragjike në Itali, shqiptari vdes sapo...

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:22
Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke u larë. 

Mediat italiane bëjnë me dije se 61-vjeçari që jetonte në Sacile, në krahinën e Pordenone, kishte shkuar për të kaluar një ditë në det, bashkë me gruan, por ai ka gjetur vdekjen.

Sapo gruaja e tij ka konstatuar burrin pa ndjenja, ka kërkuar ndihmë, dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar mjekët dhe urgjenca. Edhe pse të moshuarit iu dha ndihma e parë në vend, madje edhe me defibrilator, ai nuk ka mundur që të mbijetojë.

Policia italiane bën me dije se nga hetimet e para dyshohet se viktima vuante nga probleme me zemrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat