Humb jetën gazetarja e njohur shqiptare, ja mesazhi prekës i koleges

Shqipëria

Humb jetën gazetarja e njohur shqiptare, ja mesazhi prekës i koleges

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 20:38
Irena Vreto

Ka humbur jetën njëra ndër gazetaret më të njohura në Korçë, Irena Vreto.

Pas 4 viteve luftë me një sëmundje të rëndë, Irena ka mbyllur sytë këtë të martë. Lajmin e ka bërë të ditur një kolege e saj, Albana Çakshiri.

Ja çfarë shkruan gazetarja për kolegen e saj:

Te nderuar miq dhe dashamires,

Sot ka nderruar jete shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Irena Vreto. Semundja e rende per 4 vite te gjata dhe te tmerrshme triumfoi, megjithe luften e forte te Irenes. Nuk doja te shkruaja nje lajm te tille, per nje zonje qe miresine e kishte lajtmotivin e jetes se saj. Per nje intelektuale dhe artiste te rralle si ajo. Natyrisht dua te jem mirenjohese per njerezit qe e ndihmuan Irenen ne keto vite te veshtira.

Irena qofsh e parajses!

Ceremonia mortore neser ora 11.00 tek Kisha e Shen Sotirit (tek Parku “Rinia”).

Le ta percjellim se bashku Irenen tone!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat