Shefat e NATO-s në Tiranë, Rama: Stabiliteti i Ballkanit varet nga integrimi i vendeve të rajonit

Shqipëria

Shefat e NATO-s në Tiranë, Rama: Stabiliteti i Ballkanit varet nga integrimi i vendeve të rajonit

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 09:33
Edi Rama

(E plotësuar) - Delegacione të ushtrive të vendeve të NATO-s ndodhen në Tirane për një takim dy ditor për të diskutuar mbi stabilitetin dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Komiteti kryesohet nga komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën, gjeneralin Kurtis Scaparrotti dhe kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneral Petr Pavel.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se tashmë Shqipëria është vetë në NATO dhe se FA do të jenë prezente në çdo front.

“Mbledhja për herë të parë në Shqipëri e komitetit ushtarak të NATO-s i jep këtij takimi një përmasë historike për mua dhe për ministren e re të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë si dhe për të gjithë FA-të e vendit tonë. Është një nder i veçantë dhe padyshim një kënaqësi e jashtëzakonshme t’ju kemi sot këtu në vendin tonë. Nuk besoj se ekziston një tjetër rast kur të kesh në shtëpi kaq shumë miq që i sjellin shtëpisë kaq shumë siguri”, u shpreh Rama.

“Kam pasur mundësi ta shoh nga afër transformimin e konsiderueshëm të NATO-s, që sipas Stoltenberg ka hyrë në moshë të tretë. Dy samite historike në Uells, në Varshavë kanë shënuar një transformim të Aleancës. NATO e parë 1949-1989 ishte sa e huaj për Shqipërinë, aq edhe pak e nga pak vit pas viti një pikë referimi shprese për popullin shqiptar. Një popull që kishte shumë më tepër armë sesa liri dhe mirëqenie. NATO e dytë 1989 – 2014 ishte edhe e jona. Duke dalë disi jashtë kornizës fillestare, duke kaluar kufijtë e saj të vjetër NATO ndërpreu një spastrim të egër në Europë”, deklaroi Kryeministri Rama në fjalën e tij.

“Mbijetesa e popullsisë dhe liria që gëzojnë Bosnja dhe Kosova janë frut i NATO-s, e cila përfshin në misionin e saj lirinë e popujve që jetonin jashtë kufijve të saj. Gjatë kësaj periudhë, në 2019 Shqipëria përjetoi edhe momentin e anëtarësimit në NATO. Kjo ngjarje shënon edhe një ndër gurët kilometrik në historinë e vendit, i cili për shumë më tepër sesa dekada vuajti pasojat e një ndarjes të padëshiruar nga bota më e zhvilluar ose siç e kemi quajtur ne Perëndimi”’, u shpreh Rama.

“Shqipëria në NATO shënon një gur të rëndësishëm kilometrik në historinë e vendit që për shumë kohë, dekada vuajti pasojat e ndarjes nga bota e zhvilluar, perëndimi. Ndërsa sot kur NATO e tretë ka marrë trajtë, Shqipëria është vetë në NATO e duhet të marrë përgjegjësitë”, tha Rama.

“Ne kemi arritur t’i bashkohemi NATO-s në një nivel proporcional. Misionet e Shqipërisë në NATO deri më sot nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesëmarrja jonë në NATO nuk ka qenë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit. Shqipëria si një vend që ndërvepron në shumë mënyra me këto vende ka një përgjegjësi, që kjo pjesë e rajonit të shndërrohet në faktor të qëndrueshmërisë. Ne kemi arritur jo pak në një proces që vazhdon”, theksoi kreu i qeverisë.

“Nënë Tereza do ketë patur parasysh shqiptarët kur ka thënë “Jo të gjithë në mund të bëjmë gjëra të mëdha, por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me përkushtim të madh”, tha Rama.

Sot, nënvizoi kreu i qeverisë Rama, “kur NATO e tretë ka filluar të marrë trajtë, Shqipëria është edhe vetë NATO. Si vend anëtar Shqipërisë i duhet të llogarisë jo vetëm përfitimet, por edhe përgjegjësitë serioze që burojnë nga anëtarësimi në NATO”.

“Valët e ekstremizmit dhe terrorizmit si dhe zgjedhjet e tjera globale janë faktorë të rëndësishëm që përcaktojnë edhe politikën e sigurisë dhe të mbrojtjes së Shqipërisë. Përgjegjësitë si një vend ku mbështetja publike për NATO është ndër më të lartat. Shqipëria e ka pasur politikisht të lehtë që të jenë aktive në pjesëmarrjet ushtarake të NATO-s. Ne kemi arritur që t’i bashkohemi misioneve të aleancës në një nivel mbi propocional”, theksoi Rama.

“Pjesëmarrja jonë nuk ka qenë një sfidë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit. Megjithatë në përmbushje të zotimeve tona në Uells dhe Varshavë një program ambicioz modernizmi do të shoqërohet me rritje të shpenzimeve për mbrojtjen ashtu sikundër në vijmësi FA do të jenë prezent në çdo rast dhe front ku ato do të jenë të thirrura”, tha Kryeministri Rama.

Shefat e NATO-s në Tiranë, Rama: Stabiliteti i Ballkanit varet nga integrimi i vendeve të rajonit

Shefat e ushtrive të vendeve të NATO-së, ndodhen në Tiranë, në një takim dy ditor, ku do të diskutohet për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij para delegacioneve të vende të NATO-së, ka theksuar edhe një herë rëndësinë që ka kjo aleancë, ndërsa ka siguruar përkushtimin e plotë që ka Shqipëria për të përmbushur detyrimet e saj si çdo vend tjetër.

 “Pas zgjedhjeve te fundit Serbia ka dhënë sinjale ne favor te një qasjeje tere politike ne favor me NATO dhe BE. Maqedonia po ben përpjekje për axhenden integruese dhe për te nisur një marrëdhënie tere, duke i hapur shanset e vendit për pikëpamje evropiane”- tha Rama.

Ndërsa, ka kujtuar edhe përpjekjet e palëve të treta, që sipas Ramës, duke ndërhyrë në Mal të Zi, tentuan të destabilizonin Ballkanin.

“Ne kete vale frymezimi u preken edhe vendet e tjera ne rajon, por se fundi jemi dëshmitar se këto perpjekje moren pergjigje te qarte, fale perspektives dhe mbështetjes se partnereve euroatlantike”- tha Rama.

Rama thotë se e vetmja rrugë për të mbajtur larg terrorizmin nga Ballkani Perëndimor është integrimi i këtyre vendeve në BE.

“Ne besojme fort se vetëm integrimi i plote i vendeve te mbetura jashtë është rruga për stabilizimin e Ballkanit dhe vete Evropes”, -u shpreh Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat