Flamuri me yllin komunist në Pezë, reagon djali i ish-kryeministrit

Shqipëria

Flamuri me yllin komunist në Pezë, reagon djali i ish-kryeministrit

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 19:12
Shkëlzen Berisha

Lidhur me festimet e një dite më parë me rastin e përkujtimit të Konferencës së Pezës, ku u shfaq edhe fotoja e diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkëlzen Berisha ka bërë një postim në faqen e tij të “Facebook”-ut, ku shkruan me indinjatë të madhe për faktin nëse do të flasë njeri për njollosjen e flamurit kuq e zi, që u shfaq me një yll komunist jugosllav.

“A do kujtohet të flasë njeri për njollosjen e flamurit kombëtar ditën për diell ?”-shtron me te drejtë pyetjen Berisha. Mes të tjerash ai me ironi shton se nuk do merret me foton ku shfaqet diktatori, pasi sipas tij ka të tjerë si Enver Hoxha në Kuvend.

Statusi i Shkëlzen Berishës:

“A do kujtohet te flase njeri per njollosjen e flamurit kombetar diten per diell ? Me foton e kriminelit nuk po merrem se kemi te gjallet qe drejtojne parlamentin.”, citohet në reagimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat