Trinjakët i quante ‘dashuri e trefishtë’, por sot nëna i kyçi në dhomën që u përfshi nga flakët në Durrës

Shqipëria

Trinjakët i quante ‘dashuri e trefishtë’, por sot nëna i kyçi në dhomën që u përfshi nga flakët në Durrës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 22:23
Trinjakët

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Durrës, ku tre fëmijë, trinjakë mbetën të vdekur, pasi banesa e tyre u përfshi nga zjarri.

Tragjedia ndodhi në Romanat të Durrësit, ku fëmijët, të cilët ishin të vetëm në shtëpi, duke luajtur me shkrepëse i kanë vënë flakën shtëpisë, dhe nga asfiksimi kanë humbur jetën.

Nëna e tre fëmijëve 3 vjeç, Migena Konçi, kishte marrë me vete dy vajzat më të mëdha në moshë dhe kishte shkuar tek nëna e saj, ndërsa trinjakët i kishte mbyllur në një dhomë.

Ndërsa, janë bërë publike edhe fotot e tre fëmijëve, foto këto të hedhur nga vetë nënë e tyre, duke quajtur edhe ‘dashuri e trefishtë’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat