Berisha poston kujtimin i hidhur që duhet të zgjojë ndërgjegjen e shqiptarëve

Shqipëria

Berisha poston kujtimin i hidhur që duhet të zgjojë ndërgjegjen e shqiptarëve

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 21:03
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social një kujtim të hidhur që e kanë provuar në kurrizin e tyre të gjithë shqiptarët që kanë jetuar në kohën e diktaturës hoxhiste.

Memroja e tallonave, e ushqimit me racione, një akt i tmerrshëm i skamjes për të cilin Berisha shkruan se bëhej nga etërit e atyre që sot janë në pushtet... socialistët e kryeministrit Rama.

Nje kujtese e hidhur!

Te dashur miq, ky ishte racioni ushqimor mujor qe siguronte shteti per nje familje per kater persona ne vitin 1989. Por duhet thene se behet fjale per te privilegjuarit e shoqerise, pra vetem per familjet qe banonin ne qytet sepse per fshataret talloni nuk ekzistone sepse keto ushqime nuk mund t'ju siguroheshin.

Kurse ne kooperativat bujqesore, sidomos te zonave kodrinore malore, mbi 1.2 milione shqiptare jetonin ne tiranine e mjerimit, urine kronike. Kjo sepse fshatari furnizohej nga shteti vetem me buken e misrit dhe vaj, sheqer, kripe dhe mundet gjysem litri qumesht 3-4 jave ne vit.

Vendi qeverisej nga eterit e pushtetareve te sotem! sb.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat