“Atentat, rrezik i madh”, Berisha bën thirrje të fortë jashtë Kuvendit

Shqipëria

“Atentat, rrezik i madh”, Berisha bën thirrje të fortë jashtë Kuvendit

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 11:30
Ish- kryeministri Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e Televizionit Publik Shqiptar për të mos dhënë sinjalin për televizionet e tjera për të transmetuar punimet e Kuvendit.

Jashtë sallës së Parlamentit, Sali Berisha tha se ky është një akt i rëndë dhe atentat, ai tha se bllokimi i sinjalit nga TVSH është “akt prej xhelati i fjalës së lirë”.

“Ndërprerja e sinjalit nga TVSH për mediat të cilat në vite kanë përcjellë ditë e natë punimet e parlamentit përben një atentat të rënde dhe akt prej xhelati të Këllcit të zi dhe Ramës të zi. Ky vendim është vepër e Edi Ramës . Dhunim i madh i të drejtës së informacionit. E drejtë që lidhet më shumë se çdo e drejtë tjetër me transparencën. Jam këtu për të dënuar këtë akt të papranueshëm në një vend të lirë. Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 mln vota dhe abstenime që ndien neverinë dhe përçmimin e qytetarëve shqiptarë mund të marrë një veprim të tillë. Iu bëj thirrje gazetarëve të bëjnë dhe ata format e protestës duke konsideruar edhe ‘blackout’ total të qeverisë. Akti i turpshëm i pashembullt, këtë mund ta imagjinojnë vetëm mendje të sëmura që iu kthehen kohërave më të zeza të Shqipërisë apo regjimeve totalitare”, deklaroi Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat