Berisha nxjerr zbuluar Ramën: Po mburret me investimet e mija

Shqipëria

Berisha nxjerr zbuluar Ramën: Po mburret me investimet e mija

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 12:14
Sali Berisha dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama publikoi një video ditën e sotme nga liqeni i Banjës, dhe të rrugës së re që lidh këtë fshat me Gramshin.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje fantastike të liqenit të Banjës dhe të rrugës së re Banjë-Gramsh, ju uroj një ditë të mbarë.”, -shkruan Rama.

Por, lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se ky investim është bërë ku ai ishte në pushtet, madje atëherë, sipas Berishës, Rama e ka quajtur mashtrim inaugurimin e fillimeve të punimeve.

Berisha vazhdon më tej, duke shtuar se ditën e sotme Rama është mburrur me investimet që ka bërë ai.  

“Sot Rama mburret me "mashtrimin e Berishes". Me 13 maj te vitit 2013, une inaugurova fillimin e punimeve ne Kaskaden e Devollit. Rama ne ate kohe iu deklaroi qytetareve ne Gramsh se "kjo ishte genjeshtra e radhes e Berishes". Ndersa sot ai ka pershendetur shqiptaret me kete "genjeshter" te bere realitet. Shikoni videon qe ai vet ka zgjedhur si miremengjes per qytetaret. Sb”, -reagoi Berisha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat