50-vjeçarja shqiptare bëhet sërish e virgjër, doktoresha: Mbeta pa fjalë kur më tregoi arsyen

Shqipëria

50-vjeçarja shqiptare bëhet sërish e virgjër, doktoresha: Mbeta pa fjalë kur më tregoi arsyen

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 21:08
Senera Hoxha

Ndoshta keni dëgjuar të flitet shpesh për operacionet e pjesës intime në mënyrë që femrat të kthehen sërish të virgjëra, por me siguri këtë rast nuk e keni dëgjuar më parë.

E ftuar në emisionin “Top Show”, doktoresha Senera Hoxha ka tregua një nga rastet që i ka lënë më tepër përshtypje gjatë punës së saj.

Ja çfarë rrëfen ajo:

Është një zonjë që ka qenë në atë kohë diku tek 50 vjeç dhe vjen bashkë me vajzën sepse dëshironte të rimodelonte pjesët intime. Fillimisht tha se thjeshtë kishte nevojë për rimodelim, në momentin që pacientia do futej në sallë na thotë një gjë tjetër. Zonja, e cila ishte goxha e kulturuar, me formim e nuk ishte nga këto familjet strikte, dëshironte që ne ta kthenim përsëri të virgjër. Sepse pas dy-tre javësh kishte 30-vjetorin e martesës dhe donte t’ia bënte dhuratë bashkëshortit”

Gazetarët e kanë pyetur nëse kishte pasur më tej kontakte dhe nëse i kishte thënë se si e priti bashkëshorti i saj, e ndërsa doktoresha ka thënë se ajo e ka telefonuar dhe i ka thënë se i kishin bërë dhuratën më të bukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat