Berisha: Bandat bëjnë ligjin në kryeqytet, lëvizin të armatosur dhe me makina të blinduara

Shqipëria

Berisha: Bandat bëjnë ligjin në kryeqytet, lëvizin të armatosur dhe me makina të blinduara

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 15:43
Foto e publikuar nga Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ ku thotë se bandat e narkotrafikut po bëjnë ligjin në kryeqytet. Duke iu referuar qytetarit dixhital Berisha shkruan se disa persona lëvizin me mjete të blinduara dhe të armatosur, ndërsa policia nuk merr masa.

Statusi i Sali Berishës:

Ne narko-shtetin e Norieges narko-bandat bejne ligjin ne mes te kryeqytetit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Zoti Berisha pershendetje desha te denoncoj nje fakt se ne lagjen time te ish parku ka persona qe qarkullojne me mjete te blinduara dhe policia e tiranes nuk merr masa ata jane te armatosur dhe nuk e kan problem te na terrorizojne e kupton vet ti se kujt band i perkasin ju lutem na ndihmoni se nuk jetohet keshtu anonim te lutem po tedergoj dhe fotot e makinave Tesapo ardhura nga amerika”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat