Gerta e fjalimit përlotës në Kuvend ka dashur t'i hyjë politikës

Shqipëria

Gerta e fjalimit përlotës në Kuvend ka dashur t'i hyjë politikës

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 18:18
Rigerta Loku

Vëmendje të madhe në takimin e Parlamentit Rural ditën e shtunë mori edhe fjalimi i një blegtoreje nga Mirdita.

“Kristina, një bashkëfshatare e imja, shet e ulur në rrugë. Nëse e pyesni Kristinën se çfarë do nga shteti, ajo thotë ujë dhe rrugë. Unë do i shtoja kërkesave të saj edhe shkolla e qendra shëndetësore”, tha gruaja e përlotur gjatë fjalës së saj në Parlament.

Rigerta Loku, në 20 tetor të vitit të kaluar, në “Top Show” tregonte historinë e saj të suksesit nga “La Sapienza” në fshatin e saj me fermën e dhive.

“U kthyem në Shqipëri dhe po mendonim se me çfarë të merreshim. Unë kisha mbaruar për shkenca politike. U ktheva direkt në Rubik, nuk kërkova punë në Tiranë. Kisha entuziazëm dhe mendoja se do të ndryshoja gjëra, por impakti i parë ka qenë i vështirë. Kur po tentoja të hyja në jetën politike, kishim 100 krerë bagëti. Unë gjithmonë kam menduar që duhet të kem një punë për të ngrënë, nuk kam menduar që do të më japë politika për të ngrënë”, thonte Gerta.

Ajo tregonte se është shumë vështirë që të merresh me dhitë, por nuk është penduar për asnjë sekond që është kthyer në Shqipëri.

Ajo ka kandiduar për deputete në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2013 në siglën e Partisë Fryma e Re Demokratike, e renditur e treta në listë në qarkun e Lezhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat