Sfidat e rajonit, Bushati në takimin e dytë Ndërministror të Selanikut

Shqipëria

Sfidat e rajonit, Bushati në takimin e dytë Ndërministror të Selanikut

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 14:34
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është nisur sot për në Selanik ku do të marrë pjesë në Takimin e Dytë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Temat kryesore të këtij takimi do të jenë të fokusuara në implikimet strategjike të situatës dhe sfidave aktuale të sigurisë në rajonin tonë të para në perspektivën se vendet tona kanë qenë në ballë të rrugës “Mesdheu Lindor/Ballkani Perëndimor”; në nevojën për të adresuar kushtet e reja politiko-ekonomike në këtë rajon të tilla siç janë adresimi i sfidave të sigurisë sa i takon radikalizmit ekstrem, fytyrës së re të terrorizmit dhe rreziqet asimetrike.

Gjithashtu, në fokus do të jenë edhe shkëmbimet e pikëpamjeve të Ministrave  të Brendshëm dhe Ministrave të Energjetikës për çështjet përkatëse të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit, si dhe interkonektivitetin dhe rrjetet energjetike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat