U helmuan 29 nxënës në shkollë, zbardhet arsyeja e rëndë

Shqipëria

U helmuan 29 nxënës në shkollë, zbardhet arsyeja e rëndë

Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:30
Ilustrim

Ka dalë raporti paraprak i hetimit tëh 29 nxënësve ditën e djeshme në një shkolle ne qytetin e Pukës.

Ngjarja e rende ndodhi dje ne shkollen “Nikoll Lleshi” të njësisë administrative Gjegjan në Pukë, ku sipas hetimeve paraprake rezulton se anomalit shëndetësore të nxënësve janë shkaktuar si pasojë e dezinsektimit me klor të kryer gjatë datës 3 tetor pas përfundimit të procesit mësimor. Sipas policisë të nesërmen e kryerjes së këtij procesi stafi i shkollës nuk ka bërë ajrosjen dhe pastrimin e brendshëm të mjediseve të shkollës, megjithëse nga stafi që ka kryer procesin e dezinsektimit ishin dhënë instruktazhet e nevojshme për ajrosje dhe pastrim. 

Policia sqaron se shkak për helmimin e fëmijëve ka qene neglizhenca e stafit të shkollës dhe mangësitë në organizimin e punës së stafit nga ana e drejtorisë së shkollës.  Policia mësohet së ka intervistuar të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces ndërsa po punon dhe me strukturat e specializuara për kryerjen e analizave të ajrit dhe ujit në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat