Edhe Berisha ka dy fjalë për Ramën që e quajti Klajdin ‘këngëtar i patalentuar’

Shqipëria

Edhe Berisha ka dy fjalë për Ramën që e quajti Klajdin ‘këngëtar i patalentuar’

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 18:38
Sali Berisha

Edhe ish kryeministri Sali Berisha e ka gjetur me vend që të reagojë në lidhje me deklaratat që vërshuan sot ndaj këngëtarit Klajdi Musabelliu.

Duke e quajtur një ‘piktor dështak’ ashtu sicc e ka thirrur përherë Berisha e ka parë reagimin e Ramës sot për Klajdin, i cili më herët ka pas punuar te AKBU, si një xhelozi ndaj një artisti të talentuar.

Reagimi i plote

Piktori deshtak kunder nje këngëtari te talentuar!

Miq, sot, ne serine e sulmeve ne asamblene e partise siçiliste, njeriu me i sulmuar eshte kengetari i ri i talentuar Klajdi Musabelliu, nder te tjera edhe gazetar, sepse ai paska qene i punesuar ne Agjensine Kombetare te Burimeve Natyrore. Ky eshte sulm qesharak dhe absurd i nje piktori te deshtuar, qe vetem pak jave me pare. kritike boterore te artit krahasuan me zhgarravinat e nje adoleshenti te droguar zhgarravinat qe kishte afishuar me parate e takspaguesve ne Bienale te Venecias.

Ky sulm deshmon se sa i lig mund te behet dhe se ku mund te çoje verberia nga xhelozia nje artist deshtak! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat