Masakra te Shkencat/ Nëna e vëllezërve Sulku: Nëse autorët lirohen…

Shqipëria

Masakra te Shkencat/ Nëna e vëllezërve Sulku: Nëse autorët lirohen…

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 20:46
Vendi i ngjarjes

Në seancën e djeshme gjyqësore, në Gjykatën e Krimeve të Rënda kunder vëllezërive Klejvi dhe Markelian Doçi, nën akuzë, si për masakrën e 27 majit të vitit 2015, ashtu edhe për vrasjen në Holandë të Durim Sulkut, në sallë ishte edhe nëna e vëllezërve Sulku, njërit të vrarë në Holandë dhe tjetrit në atentatin ndaj Mentor Lufit.

Ajo ka folur pas mbylljes së seancës për mediat, duke thënë se drejtësia duhet të japë dënim kapital për vëllezërit Doçi dhe të mos korruptohet.

Ndërkohë, në kafaz qëndronin vëllezërit Doçi, që evitonin kontaktet me sy me nënën e vëllezërve Sulku.

“Është shumë e vështirë t’i shohësh vrasësit e fëmijëve të tu në gjykatë”, ka thënë Gysleren Sulku.

“Drejtësia duhet që të mos korruptohet dhe të japë dënim maksimal për autorët. Unë s’e di çfarë do të bëj nëse ata do të lirohen nga gjykata”, ka përfunduar nëna e dy vëllezërve të vrarë.

Ndërkohë, veç dëshmitarëve holandezë, pritet që në gjyq të dëshmojë edhe italiani, Salvatore Leticia, që ndihmoi Besnik Sulkun në atentatin ndaj Lufit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat